E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Borxhi i larte kercenim per falimentim

Kreu i PS-së, Edi Rama ka deklaruar sot se paralajmërimi i hershëm i opozitës për rrënimin ekonomik dhe nivelin e lartë të borxhit është njoftuar së fundi nga Moody’s.

Rama, ne fjalen e tij, theksoi se borxhi i lartë është kërcënim për falimentim.

“Sipas agjensisë “Moody`s” Shqipëria përbën një nivel rreziku për falimentim. Kjo është një deklaratë e rëndë që pasqyron atë që ne e kemi bërë me dije për publikun duke u rënë këmbanave e një alarmi të domosdoshëm. Është e pamundur që Shqipëria të mbajë peshën e këtij borxhi dhe të vazhdojë rrugën e shpenzimeve kuturu”, u shpreh Rama.

Deklarata e kreut socialist u dha në tryezën për infrastrukturën në programin e PS-së “Për një Rilindje Shqiptare”.

Rama ka theksuar më tej se vendi sot ndodhet në udhëkryq mes rrënojës dhe rilindjes ndërsa shtoi se vizioni i PS-së lidhet me domosdoshmërinë për t'i dhënë fund një kapitulli të gjatë në rrugën e një rrënimi.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›