Rama: Bujtina SIAR në Pogradec, shembull i bukur i zhvillimit të agroturizmit dhe Shqipërisë turistike

TIRANË, 25 gusht/ATSH/ Zhvillimi i agroturizmit po sjell gjithnjë e më shumë modele të reja të sipërmarrjes familjare në zonat turistike të Shqipërisë.
Një prej tyre është Bujtina SIAR në Pogradec, e cila ofron një eksperiencë të ndërthurur me natyrën, qetësinë dhe mikpritjen shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga bujtina, duke e cilësuar atë një prej shembujve të sipërmarrjeve që po kontribuojnë në zhvillimin e turizmit në vend.
Bujtina SIAR disponon nëntë kabina private prej druri, ambiente për çlodhje dhe argëtim, si dhe produkte të zonës, duke synuar të presë vizitorë gjatë gjithë vitit.
Kryeministri Rama thekson se, Bujtina SIAR, e mbështetur nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes Programit IPARD, është një tjetër shembull i bukur i zhvillimit të agroturizmit dhe Shqipërisë turistike.
1 nga 7/gj.m/r.e/