E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ç'turp! Qeveria njofton seSaliu flet me Perëndinë

Të tjera rreth shkrimit March 19, 2013 March 19, 2013 TIRANE -  Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar menjëherë sot në Twitter për servilizimin e Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ndaj shefit të qeverise. Shkak është bërë njoftimi i publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë me titull: Ati i Shenjtë bekoi fitoren time!"

"Do ketë dëgjuar që Saliu flet me Zotin dhe ka dashur që ta ketë mirë me bashkëbiseduesin e Perëndisë", - ka shkruar Rama. -"Por përtej shakasë, sa qesharake, aq edhe e turpshme, që Këshilli i Ministrave të ketë këtë nivel etik mizerabël sa të keqpërdorë edhe figurën e Papës!"

Njoftimi i Këshillit të Ministrave i referohet një prononcimi të bërë nga Kryeministri Berisha në Vatikan, në përfundim të ceremonisë së kurorëzimit të Papës Françesku I.

KM:Ati i Shenjte bekoi fitoren time! Do kete degjuar qe Saliu flet me Zotin dhe ka dashur qe ta kete mire me bashkebiseduesin e perendise:-)

— Edi Rama (@ediramaal) March 19, 2013

Por pertej shakase: Sa qesharake aq edhe e turpshme qe KM shqiptar te kete kete nivel etik mizerabel sa te keqperdore edhe figuren e PAPES!

— Edi Rama (@ediramaal) March 19, 2013

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›