Rama: Deputetet e qeveria, po iu bllokojne buxhetin bashkive te drejtuara nga PS-ja
Bashkite qe drejtohen nga PS-ja, jane ndeshur me bllokimin e buxhetit dhe kjo ndodh se politikanet e vjeter, nuk e kane politiken mision, por e perdorin ate per interesa te vogla persona, duke penguar investimet ne te mire te qytetareve dhe ne te njejten kohe, duke kryqezuar kryebashkiaket. Kjo eshte deklarata e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, gjate takimit te tij me vullnetaret socialiste ne qytetin e Durresit. Ndersa ka bere nje retrospektive te kater viteve me pare mbi jeten ekonomike, sociale te qytetareve durrsake, kryesocialisti eshte ndalur tek bllokimi i buxhetit. Sipas tij, Durresi po mbahet peng nga qeveria me deputetet qe i mori ketij qyteti ne zgjedhjet e 2003-shit, duke e penguar administraten e baskise, te beje punen qe iu ka premtuar qytetareve durrsak. "Ka 18 vjet qe politikanet e vjeter, tregojne varferine si shenjestren e luftes se tyre, por sot te gjithe shqiptaret pa perjashtim moshe, ndihen me shume te varfer", deklaroi kryetari i selise roze. Ai theksoi se Shqiperia eshte me e varfer se 4 vjet me pare, pasi prej 4 vjetesh qeveria e Berishes, nuk mbajti asnje premtim. "U bej thirrje te rinjve, se nuk ka rast me te mire se ky qe na japin zgjedhjet e ardhshme, per ta provuar ndryshimin e madh, ndryshimin e historise", iu drejtua te pranishmeve lideri i PS. Rama i ka cilesuar zgjedhjet e qershorit nje fitore per gjeneraten e re. Kryesocialisti eshte perqendruar gjithashtu ne keqqeverisjen dhe korrupsionin, qe eshte kthyer tashme ne sistem, nga njeriu i cili u votua ne 2005 per luften ndaj tij. Nder te tjera ai u ka bere thirrje qytetareve, te shkeputen nga politika e vjeter dhe te bashkohen me politiken e re, e cila do te sjelle ndryshime rrenjesore me zgjedhjet e 28 Qershorit. E.Arapi