E Shtunë, 7 Nëntor 2026

Rama: Dialog dypalësh për lejet e qëndrimit dhe shtetësinë me natyralizim

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se Shqipëria ka hapur dialogun me Greqinë për lejet e qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim.

Në takimin e mbajtur në Athinë, me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, Rama tha se ka progres në këtë drejtim, ndërsa lajmëroi për lajme shumë të mira së shpejti.

“Kemi hapur edhe dialogun dypalësh, në nivel teknik, për problematikën e lejeve të qëndrimit dhe procedurën e marrjes së shtetësisë me natyralizim. Ka goxha progres dhe unë jam besimplotë që shumë shpejt, ju do të merrni lajme shumë të mira”, u shpreh ai.

/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›