E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Diell Korçe mbas Halloween-it

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale një foto teksa ndodhet në Korçë në kuadër të turit të takimeve në të gjithë vendin për të ndarë me pensionistët planin e ri të qeverisë për rritjen e pensioneve.

“Diell Korçe mbas Halloween-it”, shprehet Rama krahas fotos së publikuar në rrjetet sociale.

Edhe në Shqipëri më 31 tetor tashmë prej shumë vitesh kremtohet Halloween-i. Fillimet kjo festë i ka nga populli pagan i keltëve, të cilët ishin të parët që trembnin shpirtrat e këqij duke vënë maska e duke ndezur zjarre.

Gjatë takimit në Korçë me pensionistët kryeministri Rama tha se reforma në pensione ka sjellë një rritje të dukshme në nivelin e pensioneve në vend.

“Ne bëmë reformën, e cila ka bërë që tavani i atëhershëm prej 24 mijë lekësh të zhbëhet dhe ne sot kemi pensionistë që marrim edhe 300, 350 edhe 400 mijë lekë për shkak të kontributeve”, theksoi Rama.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›