E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Diella do të jetë histori e bukur suksesi

TIRANË, 5 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nisi sot sezonin e 5-të podkastit “Flasim’’, ku në hapje të episodit ai u ndal tek “Shënimet e javës” që i nisi me ministren e Shtetit të Inteligjencës Artificiale, Diella duke theksuar se ajo do të jetë një histori e bukur suksesi.

Rama u shpreh se edhe këtë javë bota vazhdoi të fliste për Shqipërinë dhe për Diellën, ministren e parë të Inteligjencës Artificiale në një qeveri në botë.

“Nuk mbaj mend njëherë tjetër kur kërkesat për intervista të kenë qenë të panumërta si këtë herë për Diellën dhe nuk besoj se ka patur herë tjetër një lajm nga Shqipëria që të ketë kapur pa asnjë ekzagjerim të gjitha antenat e planetit dhe të gjitha faqet e planetit”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama tha se ka kuriozitet të madh, ndërkohë që patjetër, sipastij, ka edhe dyshime në suksesin e ministres sonë siç ka edhe kritika, apo çudira këtu në Shqipëri ku së fundmi zbuluan se Diella ka 6 gishta”.

“Unë për vete nuk kam asnjë dyshim që Diella do të jetë një histori e bukur suksesi. Po njëherë për njëherë ajo me kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa edhe kaq do të mjaftonte për ta bekuar edhe sikur të mos bënte më asgjë tjetër”, tha Rama.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›