E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Do te jem ne krye te legalizimeve

Kreu i Partisë Socialiste, në një takim me banorë të Paskuqanit, deklaroi se Qeveria nuk i ka kthyer syte kurrë nga kjo zonë, nderkohë që koha ka shkuar para nga vetë banorët, që kanë ndërtuar shtëpi, por mbeten të izoluar.

Rrëfimi i një mësuesi në Kamëz, gjatë takimit të kreut të opozitës me banorë të kësaj bashkie, konkretizoi atë që Edi Rama prej kohësh denoncon si tejet të rëndë për arsimin, atë që ai quan përdorimi i mësuesve dhe politizimi i shkollës nga Kryeministri Sali Berisha. "Do të ktheheni në punë pa kushtin për të marrë teserën e Partisë Socialiste dhe askush, asnjëherë nuk do t'ju kërkojë që të merrni teseren e Partisë Socialiste, në rast se Menjëherë pasi ne të marrim votën e shumicës, ne do të fillojmë procesin e legalizimeve përsëmbari. Unë ju zotohem ju se do të jem unë personalisht në krye të këtij procesi

Edi Rama
nuk do të jetë një vendim i juaji personal", tha Rama. Ne takim me banore te kesaj bashkie, ashtu si edhe me heret ne Paskuqan, dy zona ne periferi te Tiranes ku shqetesimi i tyre me madhor ka qene legalizimet, Edi Rama cilesoi te ulet lojen e Kryeministrit Berisha me kete proces. Ne çdo prag zgjedhje ai nis procese legalizimi qe nuk i perfundon kurre per ta pasur si premtim ne zgjedhjet e ardhshme, tha Rama duke iu zotuar banoreve te ketyre zonave. "Menjëherë pasi ne të marrim votën e shumicës, ne do të fillojmë procesin e legalizimeve përsëmbari. Unë ju zotohem ju se do të jem unë personalisht në krye të këtij procesi", tha Rama. Kreu i opozites bashkebisedoi me banoret e ketyre zonave per shqetesime te tjera qe ata ngriten per t'i adresuar. Rama tha se dallon nga Kryeministri Berisha, i cili premton perralla dhe nuk ben asgjë, ndersa ai preferon te jete realist. "pas katër vjetësh këtu nuk do të jetë Zvicër, por do të ketë shtet", premtoi Rama. / Top ChannelZgjedhjet 2013
Meta: Rotacioni është zgjidhje
Blushi: Presion me notën
Berisha: Do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›