E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do ti kthejme shqiptareve sigurine

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama premtoi që në 300 ditët e para të qeverisjes, nëse vjen në pushtet, kjo forcë politike do t'i kthejë shqiptarëve sigurinë.

Sipas Ramës, forcave të rendit u kanoset cdo ditë rrezik, ndërsa krimi është një organizatë e suksesshme nga viti në vit.

"Kryeministri i Qeverisë së korruptuar po rrezikon ta tjetërsojë rolin tonë në rajon. Duhet të punojmë së bashku me Qeverinë e Kosovës", tha Rama, duke shtuar se tashmë Kosova duhet ta kishte fituar pavarësinë energjetike nga Serbia.

Në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryetari Rama shprehu bindjen se PS dhe koalicioni opozitar
do udhëheqin bindshëm në këto zgjedhje.

"Detyrimi ynë është që ta kthejmë Shqipërinë me sytë nga e ardhmja europiane", tha Rama.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›