E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Drejt përfundimit ura e Bilçës në Berat, lehtëson lëvizjen

Ura e Bilçës në Berat është drejt përfundimit, ku ka nisur puna për betonim dhe asfaltim përmbi strukturën e urës.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga procesi i punës, i cili theksoi se, ura shumë shpejt do të jetë funksionale për të gjithë qytetarët e Beratit dhe për banorët e Bilçës, të cilët me hapjen e kësaj ure do të jenë pjesë e lagjes më të re të Beratit e që do t’iu lehtësojë lëvizshmërinë.

Ky investim, I konsideruar si porta e madhe e prurjeve turistike drejt Beratit, është projekti i bashkisë Berat me partneritet Fondin Shqiptar për Zhvillim dhe financimit me grant nga fondet e Bashkimit Evropian.

Sipas projektuesve, kjo Urë e kthen Bilçën në lagje të qytetit dhe për më tepër, zgjeron paketën turistike të Beratit ku vizitorët vetëm pak minuta larg do të gjejnë destinacionet e ekoturizmit në Bilçë dhe zonat përreth.

Ura është me një gjatësi prej 268 metra dhe gjerësi të superstrukturës 12.4 metra ku përfshihen dhe trotuare dhe korsi për biçikleta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›