E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Duan apo s’duan ata që nuk duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027

TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau një video nga Brukseli pas mbylljes së tre kapitujve të parë të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar këtë moment si fillimin e fazës së re të procesit negociues.

Në mesazhin e tij, Rama iu përgjigj edhe zërave skeptikë për ecurinë e negociatave, duke theksuar se procesi jo vetëm që vazhdon, por tashmë ka hyrë në etapën e mbylljes së kapitujve.

“Po si thanë, iku kjo punë, vajti kjo punë, nuk ka më negociata. Por, në fakt, jo vetëm që ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra, filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve”, u shpreh Kryeministri.

Rama theksoi se objektivi i qeverisë mbetet përmbyllja e të gjithë kapitujve negociues deri në vitin 2027.

“Duan apo s’duan ata që nuk duan, ne do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027”, deklaroi ai.

Mbyllja e tre kapitujve të parë shënon një tjetër hap përpara në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa vendi vijon negociatat me Bashkimin Europian për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

/gj.m/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›