E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: E marta e shenjtë e Shën Ndout

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Në kishën e Shna Nout në Laç vijojnë të martat e shenjta, ku qytetarë nga të gjitha qytetet e vendit i drejtohen këtij vendi të shenjtë për të drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

“E marta e shenjtë e Shën Ndout”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale foto nga kisha e Laçit, ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkohen mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi.

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›