E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama uroi sot besimtarët për të martat e shenjta të Shën Ndout.

“E martë e shenjtë nga kisha e Shën Ndout”, shkruan Rama, ndërsa publikoi në rrjetet sociale foto nga kisha e Laçit ku festohen të martat e shenjta të Shën Ndout.

Mijëra persona udhëtojnë çdo javë drejt kishës së Shën Ndout në Laç deri në ditën e 13 qershorit, kur është dhe festa e këtij Shenjti. Çdo të martë pelegrinët i drejtohen këtij vendi të shenjtë për të gjetur ngrohtësi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre për qetësi, shëndet, harmoni dhe begati.

Pelegrinët janë nga çdo skaj i vendit dhe përfaqësojnë besime të ndryshme. Ata besojnë tek mrekullitë e Kishës së Laçit, ndaj edhe e frekuentojnë atë.

Kisha e Shën Ndout daton që nga shekulli XIII dhe objekti i rëndësishëm i kultit mori famë për shkak të Shna Ndout, një shenjtor i njohur katolik.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›