E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: Eko Parku në Durrës mbledh sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova

DURRËS- Eko Parku në Durrës ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut  dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama me një shënim në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, i cili mes tjerash thotë se krahas argëtimit me sport, qytetarët gjejnë edhe hapësira për t’u shlodhur.

“Eko Parku i madh i Durrësit ka mbledhur 100 sportistë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut  dhe Kosova, në eventin sportiv Kupa Kombëtare dhe Gara Ballkanike e ngjitjes sportive “Open Ballkan”. Alpinistët  të grupmoshave të ndryshme U14, U16 dhe të rritur, për femra e meshkuj treguan aftësitë dhe talentin e tyre në ‘climb ëall-in’ e këtij parku modern rekreativ me fusha sporti  e me gjelbërim ku përveç aktiviteteve sportive, qytetarët gjejnë  çdo ditë hapësira argëtimi e shlodhje”, shkruan Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›