E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Eralda ani keshilltare per te drejten publike

Zbulohet edhe emri i një tjetër këshilltareje në kabinetin e Kryeministrit të ri Edi Rama.

Në një njoftim në Facebook, Rama bën me dije se këshilltarja e tij për të drejtën publike do të jetë profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese – administrative. "Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurim për skuadrën e re të këshilltarëve të kryeministrit", shkruan Rama. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›