Rama: FRESSH, shumë i rëndësishëm për të ndërtuar besimin tek ndryshimi
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka kërkuar Forumit Rinor Eurosocialist angazhim maksimal për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Në një aktivitet me të rinjtë socialist, Rama u shpreh me siguri se pas 6 muajsh, do ti hapet rruga rilindjes dhe një ndryshimi të madh.
“Të gjithë jeni përçues të energjisë që duhet tu shkojë njerëzve të zakonshëm për ta rindërtuar besimin. Askush më mirë se ju nuk mund ta bëjë këtë. Por unë jam i bindur që sot më shumë sesa disa muaj më parë ne i kemi të gjitha arsyet për të besuar se ju do ta bëni këtë shumë mirë.
Dhe se në 6 muajt e ardhshëm ju do të dini të ndërtoni besim tek shumë njerëz që sot mund të jenë ende jo besimplotë apo mund të jenë ende mosbesues për mundësinë një ndryshimi të madh. E ndryshimit që ne duam dhe do të sjellim së bashku. E kushteve për ti hapur rrugë një rilindjeje shqiptare që nuk është një utopi por është një domosdoshmëri”, deklaroi Rama.
Duke vlerësuar progresin e bërë nga FRESH në përpjekjet për tu reformuar, kreu socialist tha se në të ardhmen transformimi do të jetë edhe më i madh. ”Të jeni të sigurt që në pak vite FRESSH-i do të jetë transformuar në një mënyrë të atillë që do t?i japi shumë më tepër se sot jo thjesht PS por politikës në tërësi dhe jetës sociale në përgjithësi”, u shpreh lideri socialistë.
26 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Rama: FRESSH, shumë i rëndësishëm për të ndërtuar besimin tek ndryshimi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP