E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan hendeku që ndan paqen me dhunën

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sot sërish për protestën kundër investimit në Zvërnec.

Kryeministri theksoi në një postim se “flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën”.

“Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk…”, shkruan Rama.

Kryeministri nënvizon se, “flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat”.

Rama gjithashtu ndau një video ku, njëri prej protestuesve që u përball sot me policinë, gazetari Shpend Gashi, u bën thirrje protestuesve që nuk morën pjesë sot në protestë dhe në përplasje me policinë.

Në video gjithashtu tregohet Gashi, i cili në podcastin e tij ka thirrur në invervistë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, të cilit i thotë se prania e tij i ka zmadhuar zyrën.

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›