Rama-Fules: Kriza, peng i shumices
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, permes nje letre te derguar diten e djeshme komisioneri per Zgjerim ne Bashkimin Evropian, Stefan Fule, ka kerkuar nderhyrjen e tij per transparencen e zgjedhjeve. Ne kete menyre, intensifikohet aksioni politik i Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve parlamentare 28 qershorit permes hapjes se kutive te votimit. "Ju shkruaj me shpresen se udhetimi juaj ne Shqiperi, ishte nje kujtim i bukur per ju dhe se se shpejti vendi im do te marre lajmin e shumepritur te liberalizmit te vizave, duke u bere pjese e hapesires se lire ku edhe shqiptaret, njesoj si fqinjet e tyre, do te mund t'i kalojne kufijte Evropes pa asnje pengese", fillon letren e tij, Edi Rama. Sipas kryesocialistit, arsyeja e ketyre rreshtave nuk eshte ringritja e ceshtjes tanime te njohur dhe as rirreshtimi i te gjithe argumenteve te opozites shqiptare lidhur me domosdoshmerine e hetimit te zgjedhjeve te shkuara, per te shpetuar nga korrupsioni zgjedhjet e ardhshme. "Ketu deshiroj vetem te ngre shqetesimin per rendimin e metejshem te gjendjes ne Shqiperi, si pasoje e anashkalimit brutal te atyre dy elementeve te patjetersueshme qe ju i vendoset ne mesazhin e vizites suaj, si piketat baze te dialogut te domosdoshem mes forcave politike per zgjidhjen e krizes se sotme politike ne vend: Kushtetuta dhe transparenca", vijoi me tej kryetari i PS. Sipas Rames, "zgjidhja ne fjale jo vetem nuk mundeson hetimin e plote e te pakushtezuar te zgjedhjeve te shkuara permes nje komisioni parlamentar, por e pengon forcerisht ushtrimin e plote te kontrollit kushtetues te Parlamentit, mbi shkallen e zbatimit te ligjit gjate procesit te fundit zgjedhor". Ne letren e tij, kryesocialisti nenvizoi se permes transparences opozita nuk kerkon te ndryshoje rezultatin e zgjedhjeve te shkuara, por te mos lejoje qe zgjedhjet e ardhshme te kushtezohen nga ky mekanizem korrupsioni. "Lejomeni te nenvizoj se ne kete Parlament, ku hyme e do te qendrojme me vullnetin per ta bere realitet transparencen, kutite zgjedhore mbahen peng nga shumica jo vetem ne kundershtim me Kushtetuten e ligjin qe ia heq shumices te drejten te kufizoje objektin e hetimit te kerkuar nga pakica, por edhe ne kundershtim me precedentin e legjislatures se shkuar kur kutite perkatese u vune pa asnje problem ne dispozicion te nje komisioni hetimor", theksoi lideri socialist. Ai tha se PS e konsideron jetike per demokracine ne Shqiperi, realizimin e transparences se procesit zgjedhor. "Me lejoni t'i mbyll keta rreshta, duke shpresuar se ju do te gjeni vendin e kohen per ta riadresuar kete problem, qe nuk ka te beje me interesin e opozites shqiptare si pale, po me interesin e shqiptareve si popull, per te bere zgjedhje me standardet e cdo populli evropian", shkruan ne letren e tij, kryesocialisti Rama. D.D