Rama: Gjerdani i fitoreve i gjatë, nesër presim të tjera

Në një konferencë shtypi nga selia rozë, kryesocialisti gjeti rastin të falënderojë publikisht të gjithë fituesit e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, nga veriu në jug. “Kemi fituesin më të freskët, atë në Bashkinë e Fushë Krujës, me një rezultat befasues dhe spektakolar”, tha Rama, i ndërprerë herë pas here nga ovacionet e mbështetësve të mbledhur para selisë së PS-së.
“Fitore të vështirë kemi marrë në Divjakë; kemi triumfuar sërish në Gjirokastër; kemi marrë nga duart e kundërshtarëve të dështuar bashkitë e Këlcyrës, Memaliajt dhe Gramshit, ndërkohë që jemi rikonfirmuar në Urën Vajgurore dhe Poliçan”.
Rama vijoi me pasqyrimin e fitoreve të PS-së: “Rimarrim Ballshin pas dështimit të rivalëve; rikthehemi me entuziazëm dhe besim se do të bëjmë shumë në Tepelenën e marrë peng 4 vjet më parë nga Saliu; rikonfirmohemi në Ersekë; marrim një mandat pas shumë vitesh në Krujë; marrim në dorë për ta nxjerrë nga agonia Sarandën; sjellim një djalë të ri dhe me entuziazëm në Përmet dhe i gëzohemi fitores së bujshme në Himarë. Ndërkohë, e vetmja rrugë e së ardhmes po na bashkon edhe me qytetarët e Kavajës; kemi fitore thuajse të sigurt në Orikum; rikonfirmojmë besimin për kryetarin e Bashkisë së Pogradecit; kemi mundur ashtu siç e meritonte një matrapaz në Elbasan; jemi fare afër fitores në Lushnjë; nuk diskutojmë Korçën, pavarësisht disa korçareve të paudhë në krah të Saliut; shtrijmë dorën e bashkimit pas 20 vitesh ndarje me qytetarët e Laçit”.
Duke theksuar se “kemi të dhëna jashtëzakonisht pozitive për një sërë komunash dhe nesër presim të tjera t’i shtohen këtij treni fitoresh”, kreu i Partisë Socialiste gjeti rastin të dënojë atë që e cilësoi “episod të shëmtuar të rrethimit të Tiranës dhe Durrësit nga njerëz të dëshpëruar që synojnë të godasin në zemër të vendit lokomotivën e fitores, që është dhe mbetet Tirana”.
“U bëj apel atyre që u shkojnë pas marrëzisë të Saluit, që ta ndihmojë të kthjellohet dhe ta bëjnë të kuptojë që më 8 maj mësoi se nuk mund ta heqë më për hunde Shqipërinë”, përfundoi Rama.
Kreu i opozitës prezantoi ndërkohë fituesen e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” në Bashkinë e Burrelit, Adelina Farriçi. “Pas një karriere si mësuese dhe edukatore e shkëlqyer, ajo ia ka dalë të mundë një kundërshtar burrë dhe të marrë mbështetje dhe simpati nga qytetaret e qytetarët matjanë, që na ka kënaqur të gjithëve”, u shpreh Rama.
Ndërkaq, kryetarja e re e Bashkisë së Burrelit, Adelina Farriçi, tha: “Vij pas një muaji shumë të lodhshëm dhe ndjehem shumë krenare, sepse sigurova bashkëqytetarët që vota e tyre nuk do të preket. Burreli tregoi se është qytet evropian, që beson te vlerat e njerëzve, pa dallime gjinore. Njerëzit që premtojnë atë që mbajnë, që përkushtohen dhe marrin përgjegjësi, besohen nga qytetarët. I falënderoj dhe jam e detyruar të realizoj ato që premtova, me mbështetjen e bashkëqytetarëve të mi”.
/Start/
2011-05-09 22:39