Rama: Gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel, kushte moderne për 300 nxënës dhe mësues

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel ka pritur me kushte moderne këtë vit të ri shkollor 300 nxënës dhe mësues.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky gjimnaz i rikonstruktuar tërësisht falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel.
Gjimnazi është i pajisur me 20 klasa të reja sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar.
Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm për të gjithë nxënësit.
Gjimnazi, i cili mbështet një staf pedagogjik prej 26 mësuesish dhe një numër prej 300 nxënësish është një investim i Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë Mat.
Ministria e Arsimit dhe Sportit vazhdon të investojë në përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në të gjithë vendin, duke krijuar mundësi më të mira për zhvillimin e mësimit për nxënësit dhe mësuesit.
Në vitin 2024 MAS ka vënë në në dispozicion të investimeve dhe rehabilitimit të shkollave 1.3 miliardë lekë.
1 nga 20/m.m/