E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Greva, unikale në historinë e vendit

Tiranë, 18 maj, NOA Greva e urisë e ndërmarrë nga protestuesit socialistë që mbrëmjen e 30 prillit, është unikale në historinë e vendit tonë.

Kështu e ka cilësuar nismën ekstreme të opozitës, kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalimit të tij të përditshëm tashmë para protestuesve, duke theksuar se beteja e opozitës nuk është për interesin e pushtetit, por për interesin publik.

Kjo betejë nuk është beteja e një partie kundër një tjetre, por kundër një pushteti që cënon liritë dhe të drejtat, theksoi Rama

Më tej, kryetari i PS-së ka deklaruar se beteja jonë është një betejë për të shpëtuar edhe ata njerëz që i kanë shitur interesat e tyre për ato të oborrit.

Ata po thonë të vërteta nga më të neveritshmet, për ata që në këtë grevë urie nuk kanë hyrë për veten e tyre, por për mënyrën sesi ata dhe ne duam ta jetojmë jetën tonë në këtë vend që është vendi ynë i përbashkët, shtoi ai më pas.

Ndër të tjera, Rama tha se ky vend bëhet dhe është i bekuar nga Zoti, pasi ka gjithçka që i duhet, por atij i ka munguar një qeverisje e cila të burojë nga ambicjet dhe interesat e njerëzve e jo ato të një grushti njerëzish që kërkojnë ta sulmojnë atë nga një grusht njerëzish të papërgjegjshëm për atë që kanë në duart e tyre.

Në fund të fjalës së tij, ai tha se te kutitë që ne kërkojmë të hapen për kaq e kaq muaj, nuk qëndron rezultati i asaj që iku, por e vërteta mbi atë që pret të ndodhë dhe e vërteta që duhet të jetë në themelin e demokracisë dhe së ardhmes së këtij vendi.

n.e/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›