E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Greva vazhdon. Festa, cirk

Para protestuesve në sheshin para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama deklaroi se greva nuk do ndalet, duke pohuar se ajo do vijojë zinxhir me sakrificë. Ai ka shprehur respekt të thellë për deputetët dhe qytetarët që e përshkallëzuan rezistencën paqësore nëpërmjet grevës së urisë. "Kjo është një kauzë që e vlen këtë akt sakrifice. Kjo do jetë një grevë urie e vërtetë dhe transparente", shtoi ai.
Kreu i PS-së theksoi se çdo qytet do hidhet në protestë dhe barrikada qytetare do shpërndahet në gjithë Shqipërinë. "Ne do rikthehemi së shpejti në këtë bulevard edhe më shumë se dje nëse qeveria nuk pranon kërkesën tonë për transaprencë", shtoi ai.
Lidhur me festën e PD-së, krue i PS-së tha se "ajo është një cirk i turpshëm i qeverisë. është shëmbëlltyra e moralit qeverisës, e cinizmit dhe abuzimit të pashoqë për një demokraci të vertetë me lirinë e njerëzve të këtij vendi. Shprehja më kuptimplotë e vazhdimësisë së një mendësie të vjetër komuniste", shtoi ai.
Rama ka falenderuar qytetarët që i dhanë fuqi të re betejës për transparencë.

Deputetja e PS-së, Arta Dade tha në protestën e opozitës se deputetët socialistë solidarizohen me ata që kanë hyrë në grevë. "Kjo qeveri që vodhi votën nuk mund të qeverisë më", pohoi ajo.

Deputeti Namik Dokle, tha se ndërkohë që opozita proteston, Berisha bën gallatë me manipulimin e zgjedhësve shqiptarë. "Ne protestojmë kundër qeverisë së krimit , ndërkohë që qeveria Berisha bën gallatë me tragjedinë e shqiptarëve që u mori jetën 26 personave", shtoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›