E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Helikopterët “Black Hawk” të Forcës Ajrore shqiptare tashmë kanë “shtëpinë” e tyre

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se tashmë helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shkruan se investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës.

Sipas tij, ky investim do të ofrojë të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët shqiptarë.

“Helikopterët Black Hawk të Forcës sonë Ajrore do të kenë “shtëpinë” e tyre të dedikuar në Bazën Ajrore të Farkës, aty ku sapo ka përfunduar ndërtimi i hangarit të ri.

Investimi në infrastrukturë dhe modernizim do të rrisë operacionalitetin e Bazës së Farkës, duke ofruar të gjitha lehtësirat jo vetëm për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes së helikopterëve, por edhe përmirësimin e kushteve të punës për pilotët dhe teknikët tanë”, shkruan kryeministri Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›