Rama: Hidhen shtresat asfaltike në rrugën e aeroportit të Vlorës

Aeroporti i Vlorës një prej investimeve strategjike për turizmin, po jetësohet në terren për t’u shndërruar në aeroportin kryesor të vendit, i cili do të funksionojë me mbi 3 modele biznesi: aviacion civil, mirëmbajtje e avionëve, një kargo e mirëfilltë, e cila i mungon shtetit shqiptar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga ndërtimi i infrastrukturës mbështetëse të këtij aeroporti. Rama bëri të ditur se në rrugën e aeroportit të Vlorës ka nisur puna për ndërtimin e shtresave asfaltike nga nyja hyrëse e aeroportit në drejtim të autostradës.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës (VIA) do të jetë porta e hyrjes në jugun e Shqipërisë dhe porta e zhvillimit të turizmit.
/rtsh.al/