E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Investim per arsimin

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka mbledhur pasditen e së mërkurës tryezën për arsimin, që përkon pikërisht me ditën e 7 Marsit.

Në fjalën e tij, lideri i opozitës ka prezantuar programin për të ardhmen e arsimit, në kuadër të nismës së PS, Për një rilindje kombëtare.

“Do të shembim murin psikologjik ndaj mësuesve për shkak të bindjeve të tyre. Arsimi shqiptar është në ditët më të këqija të barbarizmit në shkolla”, ka deklaruar Rama.

Rama ka theksuar se, aktualisht fakultetet shqiptare po u japin diploma të rinjve “në bazë të lekut dhe jo Do ndërtojmë një koalicion me trupat pedagogjike dhe me prindërit. Në arsim investimi nuk duket menjëherë, por garantohet e ardhmja

Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste në bazë të aftësive”, gjë që sipas tij do të ndryshojë me ardhjen e PS në pushtet.

“Do ndërtojmë një koalicion me trupat pedagogjike dhe me prindërit. Në arsim investimi nuk duket menjëherë, por garantohet e ardhmja”, ka theksuar Rama.

Dy ditë më parë u zhvillua tryeza kushtuar kulturës, ku Rama premtoi një qasje të re ndaj artit, duke e vendosur në kontekstin e një vendi që nëpërmjet krijimtarisë artistike, të ndërrojë edhe politikën ndaj kulturës.

Më herët gjatë muajit, kreu i PS mblodhi tryezën e radhës ku vëmendja iu kushtua ish-të përndjekurve politikë, ku deklaroi se, me këtë kategori vetëm është abuzuar.

Ndërsa në fund të muajit të kaluar, tryeza e radhës iu kushtua çështjeve të mprehta sociale me të cilat ndeshet shoqëria shqiptare, ku Rama akuzoi qeverinë Berisha dhe institucionet e varura prej saj se mashtrojnë me shifrat mbi varfërinë. 7 Marsi
7 Marsi, urime dhe lule nga nxënësit
Gjirokastër, Muzeu i Arsimit i shkatërruar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›