E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ja si do mbeshtesim fermeret

Për të krijuar një ide më të qartë rreth problematikave që ndeshen dita-ditës fermerët shqiptarë, Edi Rama vizitoi një fermë blektorale në Kashar një prej më të mëdhave në vend.

Kreu opozitës u shpreh se qeverisja e ardhshme socialiste do japë një mbështetje që nuk e ka pasur kurrë në 20 vjet, kujtdo që merret me prodhimin bujqësor në fshat. Pasi dëgjoi shqetësimet që lidhen me këtë sektor, Rama premtoi disa angazhime.

“Nëse nuk ulet cmimi i naftës në bujqësi ne do të heqim e akcizës, por nëse nuk hiqet  TVSH-ja për inputet bujqësore, për plehrat, për farëra, dhe nëse nuk mbështetet fuqishëm nisma private në gjithë sektorin e fshatit duke mbështetur njerëz me talent dhe kurajo si ju, dhe duke mos i konsideruar ata që jetojnë në fshat si të vetëpunësuar, nuk ka asnjë shans që fshati të dalë nga kjo prapambetje ku e ka zhytur braktisja e shtetit”, tha Rama.

Në programin për një “Rilindje Kombëtare” PS i ka kushtuar një seksion  të vecantë sektorit për bujqësinë i cili pritet të pasurohet me të tjera propozime që do të vinë nga fermerët shqiptarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›