Rama Jashte BE-se per here te trete

Kryetari i PS, Edi Rama ka mbledhur grupin parlamentar socialist, ku ka prekur çështjen e integrimit të vendit, duke akuzuar qeverinë Berisha si përgjegjëse për dështimin e radhës në marrjen e statusit të kandidatit.
Duke iu referuar rastit të Serbisë, që pritet t’i jepet ky status, Rama ka theksuar se ai nxjerr në dritë prapambetjen e Shqipërisë në këtë proçes.
“Ajo çka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur po ndodh. Shqipëria jo vetëm parakalohet nga Serbia, por po mbetet përsëri jashtë, duke dështuar si asnjëherë në historinë e vendeve të dala nga shpërbërja e perandorisë komuniste”, ka deklaruar Rama.
Ai është shprehur se për të tretën Ajo çka kurrë nuk duhet të kishte ndodhur po ndodh. Shqipëria jo vetëm parakalohet nga Serbia, por po mbetet përsëri jashtë, duke dështuar si asnjëherë në historinë e vendeve të dala nga shpërbërja e perandorisë komuniste
Edi Rama
Kryetar i Partisë Socialiste herë radhazi kryeministri po mundohet ta mbulojë dështimin duke ia hedhur fajin opozitës, e cila sipas tij i ka bërë të gjitha detyrat e saj.
“Opozita i ka bërë të gjitha detyrat e saj, ndërsa qeveria s’ka bërë asnjë. Për të marrë statusin s’mjafton miratimi i ligjeve në Parlament, as zgjedhja e Avokatit të Popullit. Mjegulla e fajësimit të opozitës mund të ndikojë tek disa shqiptarë, por s’mund të pengojë KE-në të shohë se si qëndrojnë gjërat dhe KE nuk mundet vetëm se ta ngelë në klasë Shqipërinë, nëse qeveria nuk bën detyrat e saj”, ka nënvizuar Rama.
Sipas tij, në takimin me trojkën e ambasadorëve PS mori vlerësimin maksimal për angazhimin e saj në reformën zgjedhore dhe parlamentare, por kjo mbetet e pamjaftueshme.
Lideri i opozitës ka akuzuar më tej kryeministrin se nuk dëshiron një sistem të ri zgjedhor, ku t’u krijohen mundësi edhe partive të vogla, por preferon mekanizmat e vjedhjes së votave dhe korrupsionit.
“Kryeministri nuk preferon një sistem të ri zgjedhor, ku të mbështeten edhe partitë e vogla, por ai preferon edhe sistemin aktual të administrimit, për të rritur farën e keqe të vjedhjes së proçesit zgjedhor. Kryeministri është gati të zgjedhë edhe status kuonë”, ka nënvizuar Rama.
Para fjalës së Ramës, në mbledhjen e grupit ka folur kryetari i komisionit të integrimit, Ditmir Bushati, i cili ka rifolmuruar ndaj mazhorancës të njëjtat akuza të bëra nga shefi i tij.
“Nuk ka një listë dëshirore të PS në proçesin për reformën zgjedhore, pika e orientimit është OSBE/ODIHR. Qëndrimi i mazhorancës është në kundërshtim me rekomandimet që ka bërë KE”, ka thënë Bushati.
Më tej deputeti socialist ka rreshtuar edhe një sërë problemesh të konstatuara sipas tij në përmbushjen e rekomandimeve të bëra nga Brukseli për marrjen e statusit të kandidatit.
“Shqetësuese janë edhe reformat në shtetin e së drejtës, ku ka një mungesë të adresimit të sugjerimeve të BE-së. Shqetësim ka edhe përsa i përket korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Nuk ka zbatim të ligjit. Gjithashtu, shumë shqetësuese mbetet edhe e drejta e pronës, pasi nuk ka asnjë masë për zgjidhjen e këtij proçesi”, ka saktësuar Bushati.