E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jemi në pragun e një regjimi të ri

Partia Socialiste ka organizuar sot protestën e radhës në qytetin e Shkodrës. Pas Tiranës dhe Beratit, selia rozë ka zgjedhur pikërisht Shkodrën pasi pretendon se aty ka patur shkelje të mëdha gjatë procesit të numërimit të votave. Kreu i PS-së Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij se vendi tashmë është në pragun e një regjimi të ri. Sipas tij në zgjedhjet e 28 qershorit është goditur me të njëjtën forcë si e majta dhe e djathta. "Ky është pushteti i grabitësve të votës dhe pushteti familjar që ka përqëndruar të gjitha energjitë në përmbushjen e interesave të veta" theksoi Rama. Ai gjithashtu shtoi se nëse ky pushtet nuk do të hap kutitë do të mbyllet nëjhërë e mirë në kutinë e turpit. "Hapja e kutive është hapja e rrugës së lirisë dhe rruga për luftën kundër varfërisë dhë fitorës kundër këtij korrupsioni theksoi Rama. Kreu i PS-së Rama i është përgjigjur edhe deklaratave të kryeministrit Berisha duke shtuar se hapja e kutive nuk është ogurzezë por është e tillë vetëm për pushtetin e atyre që kanë grabitur votat dhe jo për shqiptarët. Rama gjithashtu ka deklaruar edhe njëherë se opozita nuk do të hyjë në parlament pasi sipas tij opozita nuk mund të mbyll sytë dhe të mbyll mundësinë që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sipas tij opozita nuk mund të futet në Kuvend nëse nuk hapen kutitë dhe nuk i hapet rrugë një hetimi për mekanizmat kriminalë.
Ndërkohë Kreu i PLD Spartak Ngjela ka kërkuar nga Shkodra dorëheqjen e qeverisë që sipas tij është e paligjshme. Në protestën e organizuar nga opozita për hapjen e kutive në Shkodër Ngjela ka theksuar se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë nga skena politike e këtij vendi. Ngjela e ka cilësuar si qeveri e paaftë dhe mediokre duke shtuar se kjo qeveri drejtohet nga një kryeministër që është kthyer në një turp kombëtar. Ndërkohë Ngjela duke e cilësuar marrëveshjen me Greqinë si marrëveshja e krmit ka theksuar se kjo qeveri ka grabitur truallin kombëtar. Ngjela i ka bërë sërish thirrje shqiptarëve që në 20 nëntor të mblidhen në Tiranë për të krijuar ditën e madhe për të rrëzuar sipas tij përfundimisht tiraninë në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›