Rama Jemi pro kufizimit te imunitetit

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një dalje për mediat theksoi sërish se opozita është pro kufizimit të imunitetit, por do e votojë atë pasi të diskutohen ndryshimet kushtetuese të paraqitura prej saj.
“Nesër nisin punimet e Parlamentit dhe presim të nisë dialogu për të gjitha ndryshimet kushtetuese që kemi propozuar. Jemi pro kufizimit të imuniteteve sepse është varianti ynë. Jemi gati ta votojmë sapo të mbyllet diskutimi edhe për ndryshimet e tjera kushtetuese”, theksoi Rama.
Më tej, kreu i PS-së shtoi: “Këto nuk janë kushte për votimin e imunitetit, por një vizion yni për reformimin e sistemit të drejtësisë. Nuk jemi ne që bllokojmë integrimin, por ky pushtet që duhet tu hapë rrugë shqiptarëve për të shkuar sa më shpejt drejt BE-së.”
Në lidhje me aktualitetin, Rama deklaroi se shteti shqiptar është inekzistent: “Shifrat e kriminalitetit janë rritur ethshëm. Vrasje, vjedhje dhe aksidente në rrugët e shkatërruara. Bilanci i vrasjeve dhe plagosjeve është më i lartë edhe se në Irak. 158 shqiptarë janë vrarë në 3 muajt e fundit. Nuk ka shtet, funksionon vetëm propaganda. Po jetojmë degradimin e plotë të shtetit nën çqeverisjen e Saliut.”
“PS do i japë fund rrënimit të mëtejshëm. Deri ditën e zgjedhjeve do të jemi në qytetet e fshatrat e Shqipërisë për të dialoguar me këdo për të gjitha problematikat që kanë”, premtoi Rama.