Rama Jo arnimeve te Kushtetutes duhen ndryshime serioze

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se opozita është pro heqjes së
imunitetit, ndërsa theksoi se ky hap duhet të bëhet përmes ndryshimeve
serioze të Kushtetutës.
"Qeveria nuk duhet të bllokojë procesin e vizionit tonë për reformën dhe s’duhet të përdorë imunitetin si gjethe fiku për të mbuluar degradimin e drejtësisë dhe tundimin e saj gjithnjë e më të madh për të arritur te pika që të përmbysë dhe ato institucione që i kanë mbetur jashtë kontrollit, duke e kthyer prokurorinë e përgjithshme në kopje të KQZ së tanishme”, tha Rama gjatë një deklarate për mediat.
Sipas Ramës, palët duhet të bien dakord për domosdoshmërinë e ndryshimeve serioze kushtetuese dhe jo për arnimin që propozon maxhoranca.
“Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Ne besojmë që ndërhyrja në kushtetutë nuk lidhet vetëm tek çështja e imunitetit sepse muri që mbron të korruptuarit nuk është imuniteti por pushtet politik që e ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë” theksoi Rama.