E Premte, 6 Nëntor 2026

Rama: Kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, nisur nga viti 2000

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot  videon e projektit të transformimit të lumit të Lanës.

Rama theksoi se, ky projekt është një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës.

Rama nënvizoi se, ky projekt  ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”.

“Një kapitull i ri për transformimin e lumit të Lanës, e cila ka nisur me punën e jashtëzakonshme të administratës së Bashkisë së Tiranës në vitet 2000-2011 dhe po vijon sot, me po të njëjtin përkushtim, për pjesën nga “Pallati me Shigjeta” deri te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”’, shkruan Rama.

Kryeministri shtoi se, “banorët që preken nga ky projekt i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit, fillimisht do të trajtohen me bonus qiraje, e më pas do të përfitojnë banesë falas, disa herë më të mirë se ajo që kanë, e që do të ndërtohen për këtë qëllim nga Bashkia e Tiranës”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›