E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Këshilli Bashkiak të nisin procedurën për shkarkimin e Veliajt

Kryeministri Rama ka nisur fjalën e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste ku do të shpalosë kabinetin e ri në këtë ‘marsh’ të katërt të qeverisjes së tij. Pas zgjedhjeve të 11 majit, PS arriti të sigurojë 83 mandate, një rekord i ri nga socialistët.

Emergjenca e Tirane, Pas 7 muajsh nuk ka asnjë kryetar të votuar, asnjë kryetar të dënuar lidhur me detyrën. Sot një kryetar të zgjedhur tre herë që i është mohuar e drejta e gjykimit në liri, i është bërë një gjyq në tezgat  e pazarit mediat,  madje në shkelje të hapur të ligjit, janë nxjerrë nga brenda, në ato tezga edhe bisedat me familjaret nga telefoni i burgut.

Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik, diktatorial jo e jo. Shkelja më flagrante dhe brutale, në shpërdorim total të detyrës nga ata që duhet të mbajnë në kontroll materialet hetimore. Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë, ndërkohë që asnjë zëvendësuar i kryetarit të bashkisë nuk mund ta ketë legjitimitetin që nëvojitet për ta udhëhequr për një kohë të gjatë , 2 vjet, Bashkinë e Tiranës në drejtimin e duhur.

Nuk i heq asnjë merit kryetares në Detyrë, për sa ka bërë në këto 7 muaj, të paprecedentë për kryeqytetin. Por sot, duhet të marrim vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri në Tiranë. Duhet vënë në lëvizje mekanizmi ligjor për shkarkimin e kryetarit në detyrë. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›