Rama Kontribut per zgjedhjen e presidentit konsensual

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se takimi i zhvilluar të
mërkurën me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ishte
në kuadrin e nismës së PS-së për të komunikuar me drejtuesit e partive
parlamentare për të eksploruar, sic thekson Rama, mundësitë e një
procesi konsensual për zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm të
Republikës.
"Kur flasim për dialog do të thotë edhe dialog mes kundërshtarëve. Shqipërisë i duhet një President, i cili te garantoje kapërcimin e kësaj sprove për të marrë statusin e kandidatit për në Bashkimin Evropian, të garantojë pavarësinë e institicioneve dhe që të jetë garant për zgjedhjet e ardhshme. A është e mundur kjo? Shqipëria dhe populli shqiptar e kërkon, SHBA dhe BE e kërkojnë, ndaj ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë duke vënë në dispozicion të Zgjedhja e presidentit"Fushata", Dule mbështet Nanon Fyle: 2012, mundësia juaj e integrimit "Presidenti", Rama letër partive gjitha energjitë tona, pikërisht në emër të kësaj kërkese që është e gjithanshme", tha Rama.
Kreu i PS-së, i cili në këtë takim shoqërohej edhe nga kryetari i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi, theksoi se socialistët e shohin tani kohën për të komunikuar me të gjithë dhe për të dhënë cfarë munden për të nxjerrë nga procesi i zgjedhjes se presidentit, rezultatin e pritshëm në funksion të interesit kombëtar.
Më herët për mediat edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, deklaroi se takimi me kreun e Partisë Socialiste, ishte në kuadër të ftesës së bërë publike nga Rama për të diskutuar rreth procesit të zgjedhjes së Presidentit të ardhshëm të Republikës.
"Dua të theksoj rëndësinë e zgjerimit dhe thellimit të këtij dialogu midis gjithë aktorëve parlamentare, me qëllimin kryesor permbushjen e disa objektivave te rendesishme qe jane parashtruar edhe nga komisioneri Fyle gjate vizitës së tij të fundit në Tiranë dhe te cilat i kemi nenvizuar prej gati tre muajsh, sikurse eshte permbyllja e reformës zgjedhore, permbyllja e reformes parlamentare, zgjidhja e ceshtjes se imuniteteve per zyrtaret e larte dhe politikanet dhe natyrisht qe te treja keto elemente shume te rendesishme duhen permbyllur perpara se te nisin procedurat ztyrtare per zgjedhjen e presidentit", tha Meta.
Aleati i Berishës në qeveri, Meta, theksoi se takimi ishte konstruktiv dhe shprehu besimin se ky dialog do të vazhdojë me intensitet me përfshirjen e të gjithë aktorëve në përmbushjen e aspiratës kombëtare.
Ndërkohë Meta theksoi se përsa i takon çështjes se zgjedhjes së Presidentit, për të nuk ka rëndësi emri, por sa pozitivisht do të ndikojë procesi për përmbushjen e reformave më pas dhe që vendi të marrë statusit kandidat në BE.