E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Krenar për skuadrën kombëtare të negociatave me BE

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Shqipëria hapi dje edhe katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga dita e djeshme në Bruksel, teksa shprehu kënaqësinë e një tjetër dite të shënuar në rrugëtimin drejt BE-së, si edhe krenarinë për skuadrën tonë kombëtare të negociatave.

Pas punimeve të konferencës së gjashtë ndërqeveritare BE-Shqipëri, kryeministri Rama zhvilloi konferencën e përbashkët për shtyp me ministren e Çështjeve Europiane të Danimarkës Marie Bjerre dhe komisioneren Europiane për Zgjerimin Marta Kos, ku u theksua se shpejtësia e Shqipërisë për integrimin në BE është mbresëlënëse.

Konferenca e 6-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE iu kushtua grup-kapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”, i cili përmban fusha me rëndësi të posaçme për ekonominë dhe biznesin.

Kapitujt përfshijnë: politikat e transportit (Kapitulli 14), energjia (Kapitulli 15), rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21), mjedisi dhe klima (Kapitulli 27)”, të cilat prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe janë faktor transformimi për zhvillimin afatgjatë të vendit.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›