Rama: Kriza politike, prgjegjsi e Berishs

“Jemi në një proces ku është përfshirë komuniteti ndërkombëtar dhe ku është vendosur një afat për palët në vend për të gjetur një zgjidhje dhe ky afat është i lidhur me procesin e integrimit dhe me marrëdhëniet me BE”, ka pohuar Rama.
Kreu i PS ka theksuar se partia e tij nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë cështje, e cila sipas tij varet nga qeveria.
Rama ka paralajmëruar se është i gatshëm të kontribuojë në zgjidhjen e krizës, e cila nëse thellohet do të dëmtojë procesin e integrimit të vendit.
“Nëse dikujt këto data i duken pa lidhje me këtë proces, ky nuk është problemi im. Ky është problemi i tij. Problemi im është të vazhdojmë të punojmë për zgjidhjen e krizës, që po thellohet duke kërcënuar procesin e integrimit të vendit dhe përkeqësimin e marrëdhënieve me BE-në. Për hir të kutive të mbyllura nuk mund të sakrifikohen synimet e shqiptarëve”, është shprehur Rama.
Ai ka shtuar më tej se opozita nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj për transparencë të plotë të zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Zgjidhja është tek transparenca, për t’i hapur rrugën normalizimit të procesit demokratik në vend”, ka shtuar Rama.