Rama: Kriza u thellua nga Sali Berisha

“Berisha dje shpifi pafund dhe thelloi krizën politike. Berisha refuzoi cdo kompromis. Në seancë pamë se si u mor peng Parlamenti dhe si u ofendua opozita”, ka deklaruar Rama.
Sipas tij, seanca plenare u mor peng nga dyshja Berisha-Meta. Ai akuzoi Berishën dhe Metën si dyshe të korruptuar që nuk ofruan asgjë për shqiptarët dhe hodhën baltë mbi opozitën duke humbur energji me deklarata boshe.
Më tej, ai foli për krizën ekonomike në vend, duke theksuar se për herë të parë pensionistët nuk morën shpërblim me rastin e vitit të ri. “Unë mbrëmë e ndoqa Parlamentin me sytë e njerëzve të zakonshëm dhe përsëri u ndjeva shumë keq. Sytë e pensionistëve që për herë të parë në prag të vitit të ri nuk marrin shpërblimin simbolik, por gjithsesi kanë vend. Jemi në një situatë dramatike dhe shumë të rrezikshme, pasi aferat dhe skandalet e korrupsionit janë bërë kaq të dukshme dhe të përditshme, sa asgjë nuk cudit më askënd”, tha Rama.
“Parlamenti mbrëmë nuk iu dha asnjë shpresë, por tregoi se qeveria nuk është ajo që ata kanë zgjedhur, por ajo që u ka vjedhur votat”, vijoi shefi i opozitë.
Sipas Ramës, opozita do të jetë e vendosur për të bërë transparencën e zgjedhjeve të shkuara kurdo qoftë kjo kohë. “Sot qeveria ka një opozitë më të vendosur se kurrë dhe më të bashkuar se asnjëherë, që nuk heq dorë nga transparenca, e cila herët ose vonë do të bëhet. Dhe kush ka mbushur kutitë më 28 qershor do të dalë nga kutitë, sepse Berisha nuk i zhbën dot të vërtetat e materialeve zgjedhore, të cilat do të bien në duart e publikut herët ose vonë”, ka nënvizuar Rama. /S.Lleshi/Start/
2010-12-28 10:59
[