E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Kryeministri ka marr peng t ardhmen

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij në Kongresin e jashtëzakonshëm që po zhvillohet sot në Pallatin e Kongreseve u shpreh krenar për betejën dinjitoze qe synon të mos e lërë të ardhmen peng të pushtetit.

Rama e nisi fjalimin e tij me tone të ashpra, duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha si dhunues të votës e fjalës së lirë, ndërsa theksoi se shefi i qeverisë po mban të kycur armën e korruptimit të zgjedhjeve në kutitë e mbyllura.

"Ne po bëjmë një betejë shumë të vështirë aspiratash të mëdha dhe jemi këtu për të cliruar të ardhmen", u shpreh Rama.

Sipas tij më 30 prill opozita dhe populli do t'i japin jetë një manifestimi të madh dhe 1 maji do të gdhihet si një betejë qytetare për ndalimin e krimit ekonomik.

Ndër të tjera shefi i socialistëve përshendeti kthimin në gjirin e PS-së politikanë si Pëllumb Xhufi, Mustafa Muci, Sabit Brokaj, Fatos Klosi dhe kthimin e shumë të tjerëve që e refuzuan, sipas tij, përfshirjen në punën e qeverisë së pykave.

Rama u shpreh se dyert e Partisë Socialistëve do të jenë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e betejës së opozitës.

"Nuk mund të lejojmë qe kryeministri i pykave të marrë peng të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë", u shpreh Rama.

Duke folur për ekonominë, Rama theksoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2009 është shtuar duke rënduar më shumë në cdo familje shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›