E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Kthimi i eshtrave të Fan Nolit në atdhe, proces jo i lehtë

TIRANË, 26 tetor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesit të shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, mbi procesin e kthimit të eshtrave të Fan Nolit në atdhe.

Në takimin e zhvilluar sot në Nju-Jork, Rama theksoi se Fan Noli është Ati i gjithë komunitetit shqiptaro-amerikan, themeluesi i Kishës Autoqefale etj., dhe nuk është e lehtë për t’i kthyer eshtrat në Shqipëri.

“Ne jemi në disa përpjekje për disa nga figurat kryesore tonat që i kanë eshtrat jashtë atdheut, por janë ca figura që besoj se edhe vendet që i kanë duan t’i mbajnë edhe për pjesën e tyre. Nuk është e lehtë, por ne do të vazhdojmë të përpiqemi”, tha Rama.

/j.p/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›