Rama Kupola e policise e korruptuar

Është zhvilluar në qytetin e Laçit, Konferenca për Rendin dhe Sigurinë
Publike. Drejtuesit socialistë vunë theksin në faktin se krimi
bashkëjeton me drejtësinë dhe Partia Socialiste do ta zhdukë këtë
bashkëjetesë.
Ndërsa kryetari Edi Rama tha se kupola e Policisë së Shtetit është vatra më e nxehtë e korrupsionit dhe lidhjet me krimin të saj kanë sjellë faktin që e gjithë trupa policore e vendit të jetë e tradhtuar dhe e braktisur.
"Sot në Shqipëri ndodhin dy krime në orë. Ta zbrapsim krimin dhe të rikthejmë Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Sot Policia është e tradhtuar, kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është e lidhur me krimin, funksionon si një organizatë që jep dhe merr në emër të interesave kriminale, mbron kanale të kontrabandës dhe pa as më të voglin dyshim është një nga vatrat më të nxehta të korrupsionit në Shqipëri. Sigurisht që beteja me krimin nuk është vetëm një betejë e Policisë me kriminelët, beteja me krimin është një betejë e shoqërisë dhe e Qeverisë edhe me shkaqet e krimit", tha Rama.