E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Mandatin e katërt përfundojmë veprat e infrastrukturës

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e ardhshëm do të plotësohet i gjithë mozaiku infrastrukturor i vendit.

Gjatë një interviste televizive, kryeministri Rama bëri të ditur se edhe kompania që po ndërton aeroportin e Vlorës ka marrë angazhim të përshpejtojë punimet, për të përfunduar në afatin e parashikuar në kontratë, që është marsi i vitit që vjen.

“Sa i përket infrastrukturës, jemi në fazën që plotësojmë të gjithë mozaikun. Në këtë mandat do të ndërtohen edhe akset Milot-Balldren dhe ai i Elbasanit. Infrastruktura do të mbyllet këtë mandat”, theksoi Rama.

/j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›