E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mazhoranca refuzon propozimet tona

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se refuzimi nga mazhoranca për futjen në rend të ditës së seancës plenare të së enjtes të propozimit për zgjidhjen e krizës dhe të propozimit për ndryshimin e buxhetit, tregoi edhe një herë se në Shqipëri është në pushtet një shumicë e votave të vjedhura.

Në një konferencë për media, Rama theksoi se refuzimi për diskutimin e propozimit të opozitës për zgjidhjen e krizës politike duke ngritur një komision hetimor për zgjedhjet e shkuara mbi bazën e rezolutës së Parlamentit Evropian, tregon se qeveria po tërheq zvarrë një proces politik dhe po vazhdon të plackisë Shqipërinë.

"Saliu ka dështuar dhe pasi ka lënë në baltë shqiptarët kërkon të vijë në pushtet duke vjedhur sërish votat", tha Rama.

Sipas tij propozimi socialist për ndryshimin e buxhetit të vitit 2011 ka si synim ndaljen e përmbytjes së radhës, që Shkodra dhe Shqipëria të mos përmbyten më, por refuzimi tregon dështimin e qeverisjes së vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›