E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rama: Mbi 50 mijë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin, në kuadër të Këshillimit Kombëtar

Të dhënat më të fundit, deri tani, flasin se mbi 50 mijë qytetarë qytetarë kanë plotësuar pyetësorin, në kuadër të nismës së qeverisë për Këshillimin Kombëtar. Të dhënat janë bërë publike nga kreu i qeverisë, Edi Rama, i cili ka garantuar se fjala e tyre do të dëgjohet në çdo aspekt.

“Të dëgjojmë njeri-tjetrin”, ka shkruar kryeministri në fund, duke ftuar në këtë mënyrë çdo qytetar të interesuar të japi kontributin e tij me plotësimin e pyetësorit.

“Deri tani 50,686 numri i qytetarëve që kanë dhënë mendimin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al apo kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë. Me falënderimin dhe garancinë se opinioni juaj do të dëgjohet me respekt, ju ftoj të dëgjojmë njëri-tjetrin në pyetësorin.”, shkruan Rama.

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›