E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama: Më 11 maj, t’i japim mesazh BE duke votuar masivisht për integrimin

Integrimi brenda 2030 dhe dhënia e pasaportës së BE-së shqiptarëve ishte kryefjala e kryeministrit, Edi Rama ndërsa prezantoi programin e Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030-të.

Kreu i qeverisë theksoi se jemi më pranë se asnjëherë më parë për tu bërë pjesë e familjes së madhe të BE.

“T’i çojmë një mesazh BE duam pasaportën e BE për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është një ambicie që deri pak vite më parë do dukej çmenduri. Ne vërtetë nuk kemi viza për të lëvizur në Europë, por nuk kemi as të drejtë për të ndaluar në një vend të BE, ndaj na marrin në pyetje kur arrijmë në kufijtë e BE, që kthen pasaportën parë e mbrapsht dhe nisin pyetjet ku po shkon, sa do rrish sa para ke me vete, dhe kur do ikësh. Është një histori që mund të vazhdojë gjatë nëse ne bashkë nuk e mbyllim sëbashku duke I bënë kapak. Ne mund ti sigurojmë çdo shqiptari pasaportën e Shqipërisë 2030″, tha Rama.

Kryeministri Rama bëri thirrje shqiptarëve për mbështetje të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

“Për pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë, ndaj kush e do pasaportën e BE, duhet të japë kontribut që Shqipëria të hyjë në BE, dhe kontributi është investimi i votës në nr. 5. Këtë duhet ta bëjmë të qartë për të gjithë. çdo luhatje, çdo ndalese, konfuzion e bën afatin e 2027 të digjet.

Askush tjetër nuk ju pajis me pasaportë të BE Brenda kësaj dekade. Me pasaportën e BE, Europa behët e vogël sa Shqipëria dhe ne bëhemi të mëdhenj sa BE”, tha ndër të tjera Rama.  

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga 1 janari 2026, paga minimale në vend do të shkojë 500 euro.

“Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë.Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare. Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë. Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro. Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro”, tha kryeministri.

Më marrjen e mandatit të 4-ët, Kryeministri Rama premton programe After School dhe ushqim për fëmijët, monitorim në shkolla me kamera inteligjente dhe transport falas, plan për strehimin social, ndërtim të shkollave profesionale, mbështetje speciale fëmijëve me aftësi të veçantë dhe spektrin e autizmit, mbështetje shërbimit shëndetësor, apo Digjitalizimin e plotë të Kadastrës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›