Rama: Meta po përdor postin e presidentit, por rruga Pëshkëpi-Selencinë do të bëhet, nuk e ndal kush!

Kryeministri Edi Rama për të dytën ditë me rradhë ka sulmuar ashpër presidentin e vendit Ilir Meta, duke e akuzuar se po bllokon ndërtimin e rrugës së Selenicës, afër Vlorës. “Për fat të keq, Ilir nuk është president, por është shpërdoruesi i rolit të presidentit. E shpërdoron në funksion të ndërmarrjes politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë çfarëdo për të prodhuar vota për ndërmarrjen e tij partiake” tha zoti Rama duke shtuar se Meta shpërdoron rolin e një institucioni që është simbol i unitetit kombëtar.
Zot Rama nderkohë ka premtuar se rruga e Lumit të Vlorës është premtuar dhe qeveria e tij do ta bëjë realitet. “Vlorën nuk e ndalon dot askush, le të bëjmë çfarë të duan!” tha zoti Rama.