Rama: Mezi pres të jem sot me shqiptarët në Athinë

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot një tjetër takim me shqiptarët në Greqi.
Kreu i qeverisë, njoftoi se pas takimit me shqiptarët në Kretë, do të jetë sot në Athinë për takimin që do të mbahet në orën 18:00 në ambientet e Qendrën e Kulturës “Elinikos Kosmos”, Pireos 254, 17778, Tavros.
Rama shprehet se mezi pret të jetë sonte me shqiptarët e Athinës.
Kryeministri Rama njëherazi Kryetar i Partisë Socialiste, ndau në rrjete sociale momente nga takimi me diasporën shqiptare në Kretë, ku shihet solla e mbushur plot shqiptarë që mbajnë në duar flamurin kuq e zi dhe simbole të tjera kombëtare.
“Faleminderit shqiptarëve të Kretës. Dhe mezi pres të jem sonte në 18.00 me shqiptarët e Athinës. Qendra e Kulturës “Elinikos Kosmos”. Pireos 254, 17778, Tavros, Athina”, shkroi Rama.
/a.f/