E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Mocioni nuk synon shkarkimin e Topallit

Paketa prej shtate pikash-sipas Rames- ka si thelbesore shqyrtimin e opinionit te Komisionit Evropian. Sipas kreu te PS-se selia roze ka dorezuar ne Kuvend nje mocion debati per Topallin.

Grupi parlamentar socialist ka dorezuar ne Kuvend nje mocion per debat per deshtimin e marrjes se statusit te kandidatit dhe nje rezolute per permbushjen e detyrimeve qe rrjedhin nga raporti i Komisionit Evropian. Keto perbejne detyrime madhore qe gjithsecili te kryeje detyrat e veta ne menyre qe Shqiperia te mos humbase trenin tjeter per ne BE ka deklaruar Rama.

Ai sqaroi se mocioni ka per qellim te vere ne levizje maxhorancen per zgjidhjen e krizes politike. Ky mocion eshte nje perpjekje per te vene ne levizje procesin politik dhe perfshin pergjegjesine e Kuvendit ku sigurisht nje pjese te rendesishme ka pergjegjesia e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli por eshte shume me e gjere se kaq tha shefi i opozites.

Transparenca e zgjedhjeve te shkuara mbetet ende qellim kryesor per kreun socialist duke u perqendruar vetem tek materialet zgjedhore. Parlamenti duhet te beje transparence te hape kutite e materialeve zgjedhore dhe tu jape mundesi shqiptareve qe te shohin realitetin duke dhene mundesine per punen e perbashket per mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme ne perputhje me standardet evropiane ka nenvizuar Rama.

Pikat e tjera jane edhe pavaresia financiare dhe kushtetuese e sistemit te drejtesise lufta kunder krimit dhe korrupsionit me heqjen e barrierave hetimore ceshtja e pazgjidhur e pronave liria e mediave dhe zbatimi i kartes evropiane per qeverisjen vendore. /Saimir Lleshi/start/

2010-11-24 1953

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›