E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Ndeshkoni me vote qeverine

Partia Socialiste prezantoi kandidatët për deputetë në Delvinë dhe kreu i saj, Edi Rama, përfitoi për t’i bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë t’i drejtohen kutive të votimit më 23 qershor për të larguar nga pushteti qeverinë aktuale.

“Përrallat duhet të mbarojnë pasi shqiptarët kanë më shumë se 20 vjet që janë të pashpresë dhe të papunë. Ka nga ata që nuk duan të votojnë sepse kanë humbur shpresën. Unë u them atyre që vota ka fuqinë e ndëshkimit dhe çdo njeri ka detyrën që ta përdorë fuqinë e ndëshkimit për ata që kanë punuar për vete. Unë ju siguroj se nëse na vini në provë duke na dhënë mandatin, nuk do të zhgënjeheni dhe nuk do ju Zgjedhjet 2013Berisha: Investime të mëdha në shëndetësiBerisha premton ujësjellësin Rama: Shëndetësi falas tradhëtojmë kurrë”, deklaroi kreu socialist. Rama theksoi se pas 23 qershorit do të bëhet transparenca me atë që ka ndodhur me pronat e bregdetit: “Do të bëjmë transparencën me gjithçka ka ndodhur me pronat e bregdetit tonë të mrekullushëm. Më pak se 5% e njerëzve zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së kësaj toke, por ne jemi në anën e atyre 95% që janë të varfër.” / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›