Rama: Në 11 maj shqiptarët do të thajnë Kënetën, nuk do e lënë drejtësinë në dorë të “Bufit”

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me qytetarët e Skapaparit, ku ka vënë theksin te rëndësia e votës së 11 majit dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE.
Ai tha se në 11 majit shqiptarët do të thajnë Kënetën, për të mos lënë më që askush të mos marrë peng Shqipërinë.
Sipas Ramës shqiptarët e kanë të qartë tashmë që kanë në dorë drejtësinë e pavarur dhe përballë njeriun që përbetohet se do të ndryshojë Reformën në Drejtësi.
“Në 11 maj të thajmë kënetën e cila ëhstë bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi. Ju e keni parë sot e gjithë ditën, ajo që kemi arritur, ajo që kemi bërë për vendosjen të barabartë para ligjit për të gjithë nuk mund ta konsiderojnmë të paarritshme. Në anën tjetër kemi Bufin e Kënetës i cili përbetohet se me votën e shqiptarëve do të shkrijë SPAK dhe do të rikthejë historinë aty ku ishte. Ne nuk do të lejojmë që historia të rikthehet aty ku ishte. Vetëm duke e futur Shqipërinë në BE ne mund të garantojmë për brezat se barazia para ligjit bëhet e shenjtë, dhe askujt nuk mund t’i shkojë mendja para shqiptarëve për ta bërë sërish Shqipërinë që ligji është i fortë me të dobëtit dhe i dobët me të fortët”, deklaroi Rama.