Rama: Në 11 maj votë për BE-në, fitorja e PD do ishtë e rrezikshme për vendin

Një ditë larg afatit përfundimtar të dorëzimit të listës me kandidatët e mundshëm për deputet në parlamentaret e 11 majit, kryeminsitri Edi Rama njoftoi se skuadra e re që do të përballet në fushë së shpejti do të përbëhet nga figura të reja.
Rama: Skuadër perfekte nuk ka, por një skuadër shumë të mirë do ta keni, skuadër të ripërtërirë, do harmonizohet eksperienca me energjinë e të rinjve, një skuadër që do garantojë vazhdimësinë e procesit të BE, që do të ketë dijen e nevojshme të brendshme se për çfarë bëhet fjalë, dhe që do garantojë një përfaqësim të lidhur me egzigjencat e lidhur me kohën. Do jetë skuadra me e vjetër në eksperiencë dhe me e reja në energji.
Për kreun e mazhorancës, vota në favor të demokratëve do të ishte e rrezikshme.
Rama: Por fitorja e PD-së më 11 maj larg qoftë për fëmijët tanë, qytetarët shqiptarë, për të ardhmen e vendit, për BE-në, BE nuk i sheh fare taktikat por me rëndësi është të hyjmë atje. Fitore për çfarë nga PD? Për të shkrirë SPAK-un? Apo për atë që ka nisur si luftë për korrupsionin. Kjo nuk është futboll, që thua fitore e Egnatias kundër Partizanit, çfarë do fitosh?
Në vijim Rama u pyet edhe për programin elektoral të 11majit.
Rama: Rri pa merak se ca gjëra të qarta, disa pika kyçe do t’i themi, por programi i programeve është anëtarësimi në BE.
Teksa u ndal te drejtësia kryeministri theksoi se PS nuk do të bëjë avokatin e askujt.
Rama: Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë, jemi në krahun e drejtësisë.
Rama dha lajmin se në kuadër të takimit të Komunitetit Politik Europian, më 15 maj do të mbërrijnë në Shqipëri të gjithë liderët europianë për të marrë pjesë në një darkë pune të rëndësishme, ndërsa më datë 16 do të mbahet në Tiranë takimi me të githë liderët./vizionplus.tv