Rama: Në 21 shtator, aksion i madh pastrimi i zonës së mbrojtur bregdetare

TIRANË, 19 shtator/ATSH/- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në 21 shtator do të zhvillohet një organizim masiv pastrimi i vijës bregdetare në zonat e mbrojtura të vendit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot detaje nga kjo nismë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, e cila do të ndërmerret në një shtrirje prej 20 km zonë të mbrojtur bregdetare.
“Nisma e AKZM është me pjesëmarrjen e bashkive bregdetare, shkollave, qytetarëve e grupeve vullnetare, por edhe kurorëzim i një pune këmbëngulëse të bërë gjatë gjithë sezonit veror për plazhe të pastra, detyrim i secilit prej nesh ndaj mjedisit”, shtoi Rama.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Pastrimit të Bregdetit, në 21 shtator, në orën 10 do të organizohet aksioni i madh i pastrimit i cili do të shtrihet në plazhet e Velipojës, Kunes, Hamallaj, Divjakë dhe Nartë.
/m.m/a.f/